Kupa e Shqiperise

Egbo: Kupa për 100-vjetor na fut në histori, unë më shqiptar se …

Para një finale Kupe, sa e do Tirana këtë trofe?

E kemi vlerësuar maksimalisht. Çunave u kam thënë që Kupa është objektivi i dytë i klubit që nga fillimi sezonit. Do të jetë jashtëzakonisht e bukur që në 100-vjetorin e klubit të marrim edhe kampionatin edhe Kupën e Shqipërisë. Emri i tyre do mbetet në historinë e klubit. Nuk e shoh vetëm si një kupë, por ka shumë gjëra brenda. Duhet ta fitojmë pasi më pas fillojnë shumë gjëra të bukura. Me marrjen e kësaj kupe, objektivi klubit dhe ai individual është arritur.

Mendoni se festa ju ka dëmtuar pak?

Kemi 4 ditë që përgatitemi. Me çunat e biseduam që do të festojmë atë ditë dhe më pas të përgatitemi për finalen e kupës. Besoj se nesër do të jenë në maksimumin e tyre dhe me dëshirën e Zotit shpresojmë ta fitojmë ndeshjen.

Nga organika e ekipit kë nuk keni gati, pasi ka shumë lojtarë në pikëpytje?

Deri nesër do të shohim ata që janë gati për ndeshje. Normalisht që, kur vjen fundi, të gjithë janë të lodhur, pasi kanë luajtur çdo 3-4 ditë. Është normale të ketë lodhje dhe dëmtime si Muçi që ka probleme, apo Doka. Besoj se do jenë gati për ndeshjen.

Përsëri grushte në stërvitje, çfarë ndodhi?

Ishte një keqkuptim. Gjëra që ndodhin në çdo familje. Që kur kam marrë drejtimin e skuadrës, jemi munduar që t’i ruajmë gjërat, të mos dalin jashtë, por t’i zgjidhim si familje, si vëllezër. Më keq se dje ka ndodhur edhe më përpara, por nuk i kanë marrë vesh, pasi i kemi zgjidhur brënda familjes.

Dukeni më i mërzitur që ka dalë si lajm sesa për atë çka ndodhur…

E thashë që në çdo familje ka zënka, mes prindërve dhe fëmijëve. Më tregoni një familje pa probleme brenda saj apo një familje që rri 1 apo 2 vite pa sherre. Njerëzit zihen dhe sqarohen. Nuk ka pasur grushte, por shtyrje. E rëndësishme është që dy lojtarët u sqaruan me njëri-tjetrin pa ndërhyrjen e stafit apo ndonjë lojtari tjetër. Të arrihet kjo, ka shumë domethënje. Kjo tregon që ekipi ka harmoni, tolerancë mirëkuptim. Këtë duhet të shohim, jo atë që ka ndodhur. Kjo më jep shumë shpresë në këtë ekip.

Është bërë bërë maratonë çështja e racizmit. Mund të na e sqaroni për herë të fundit çfarë ka ndodhur?

Kam tentuar ta sqaroj sa më tepër. Mendoj se jam më shumë shqiptar se ata që e kanë marrë si lajm për interessa të tyre. E dua këtë vend dhe dëshira ime është të përmirësohemi sa më shumë. Une kam 20 vite në Shqipëri. Kjo është shtëpia ime. 99 shqiptarë nuk mund të ndëshkohen për veprimin e një tjetri.

Kur ka ndodhur ky episod?

Është shumë kohë përpara. Për mua është e mbyllur. Ajo pyetje më është bërë edhe nga gazetarë shqiptarë edhe në studio televizive, a ka apo nuk ka racizëm.

Nuk ka askush shans të thotë që shqiptarët janë më racistë se në vendet e tjera. E kam sqaruar që ka njerëz të këqinj dhe njerëz të mirë ashtu si dhe në vendin tim në Nigeri. Shqiptarët më kanë trajtuar mirë më kanë respektuar dhe jam ndjerë komod. Nëse shqiptarët do të ishin racistë, sipas atyre që e kanë nxjerrë nga konteksti, unë nuk do isha trajner i Tiranës. Unë nuk jam njeri i polemikave, por e kanë nxjerrë nga konteksti.

Nuk mund të bëhem hipokrit por i drejtpërdrejtë si gjithmonë.

Edhe Teuta feston 100-vjetorin. Çfarë keni ju më shumë se kundërshtari për ta fituar këtë Kupë?

Përderisa fituam kampionatin, kemi vetëbesimin dhe një shtysë për ta fituar edhe Kupën. E dimë që kundërshtari e ka vlerësuar maksimalisht, pasi kanë 100-vjetorin, por shpresoj të japim 100%-shin tonë. Kjo është më e rëndësishme.

Mediat në Nigeri e kanë pasqyruar shumë këtë arritje. Keni qënë në qender të vemendjes se opinionit sportiv. Ç’domethënie ka kjo për ju?

Ka shumë domethënie, pasi unë nuk e dija. Kam qenë i përqendruar vetëm te puna dhe klubi. Tirana është klubi më i madh në Shqipëri, ku kam dhënë shumë. Kam fituar kampionat, Kupë dhe Superkupë si lojtar. Nuk e dija që jam trajneri i parë afrikan që fitoj një titull kampion në Europë. Unë thjesht kam bërë punën time. Nuk merrem me statistika apo objektive individuale. Jam bashkëpunëtor për të arritur objektivin e klubit, pasi kjo është më e rëndësishme. Duke punuar për objektivin e klubit, kam arritur dhe një objektiv personal, të cilin nuk e dija se ekzistonte. Prandaj mediat atje e kanë zbuluar dhe duke filluar nga presidenti qeveria dhe gjithë më kanë uruar. Kjo është diçka jashtëzakonisht e mirë, por unë jam i njëjti. Me ndihmën e Zotit kam arritur këtë sukses dhe siç kam qenë më përpara ashtu do të jem përsëri, gjithmonë me këmbë në tokë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency