Kategoria Superiore

Egbo: Ndodhi ajo që kishim frikë të gjithë, për titullin kemi ende punë!

Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse sfida e vlefshme për javën e 17-të të Superiores, Bylis-Tirana do të luhet apo do të shtyhet pas daljes pozitiv me koronavirus të sulmuesit shkodran të ballshiotëve Eridon Qardaku. Gjithsesi trajneri i Tiranës Emanuel Egbo ka bërë detyrën duke dalë në konferencë për shtyp para sfidës që është në program të mërkurën në orën 17:00. Trajneri i mrekullive te Tirana në këtë sezon, foli për situatën, për titullin kampion por edhe për koronavirusin.

SITUATA – “Po presim vendimin e Federatës për ndeshjen e nesërme. I janë bërë teste të gjithë ekipit, më pas do të shikojmë si do të veprojmë. Kështu që presim deri në momentin e daljes së rezultateve. Edhe lojtarët do të kenë pak frikë, mund të jetë takuar me të gjithë, duhet kontroll që mos të përhapet. Këtë frikë kishim të gjithë: çfarë do të ndodhë nëse infektohet një lojtar”.

TITULLI – “Do të shohim nesër se kush është 100% gati për të luajtur. Çdo ekip ka mendimet e veta. Nuk shikoj ekipet e tjera, ne shikojmë punën tonë. Lojtarët e dinë që janë edhe 30 pikë në lojë, ka 10 ndeshje. Zoti do të na udhëheqë, ne do të jemi mbrapa tij.Në momentin që do të sigurojmë matematikisht titullin, atëherë do të themi se Tirana ka dalë kampion. Për deri sa janë 30 pikë në lojë, do të luftojmë deri në fund. Çdo ndeshje për ne do të jetë si një finale. Ju kam thënë çunave dhe ata e dinë, duhet të jemi me këmbë në tokë”.

KORONAVIRUSI – “Frikë nuk duhet të kemi, por duhet të jemi të kujdesshëm. Do presim rezultatet e testeve. Në qoftë se do të dalin negative, nuk do të kemi frikë, po dolën pozitivë, besoj se ndeshja nuk do të zhvillohet. Nuk ka shanse të luhet po dolën shumë lojtarë pozitivë. Federata dhe klubet do të vendosin, të presim rezultatet”.

PAGA E LUFTËS – “E kanë marrë lojtarët. Falënderoj Federatën për gjestin, është gjest human. Lojtarët në kategori më poshtë, i ka ndihmuar edhe më shumë. Forma e futbollistëve? Kemi komunikuar, por tani para se të fillojë stërvitja, do të komunikoj sërish me ta dhe do të shoh gjendjen e tyre”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency