Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egbo në Fan Zone: Titulli në tavolinë? Më mirë në fushë, ja sekreti i Tiranës time!

Emanuel Egbo në vetëm pak kohë i ndryshoi fytyrën Tiranës. Falë një ecurie fantastike me të në drejtim bardheblutë kryesojnë me 9 pikë avantazh ndaj Kukësit, por në momentin më të mirë të Tiranës futbolli u ndal për shkak të emergjencës nga koronavirusi. Në një intervistë nga shtëpia e tij për emisionin Fan Zone në Supersport nigeriani i stolit të skuadrës kryeqytetase foli për ecurinë e shkëlqyer të Tiranës ndërsa kutjoi edhe kohët kur ka qenë futbollist.

“I kishe bërë mirë llogaritë? Nuk është se nuk i kam bërë llogaritë për koronavirusin. Përsëri mendoj se gjithçka është në dorë të Zotit. Stërvitja? Kampionati shqiptar quhet Superligë dhe nuk është amator. Me stafin kemi krijuar menjëherë kushtet që ata të stërviten. E kemi krijuar menjëherë besimin me lojtarët që të stërviten, që të mos jemi në mbipeshë pas karantinimit. Jam gjithmonë në komunikim me lojtarët, disa e kanë shumë të vështirë pasi e kanë familjen larg. Në radhë të parë duhet të jemi më të interesuar për shëndetin e tyre. Kam besim se lojtarët pasi të fillojë kampionati, ata do të jenë 60-70% gati.

Sekreti te Tirana jote? E kam thënë shpesh që nuk ka shumë sekret. Sekreti i parë është që kemi besim te Zoti, kemi besim te vetja jonë duke dhënë maksimumin. Ka shumë gjëra pozitive te Tirana, lojtarët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe jemi si familje. Lojtarët tani kanë krijuar një vetëbesim dhe besojnë se deri në minutën e fundit mund t’ia dalin. Zoti na i ka dhënë gjithçka. Unë gjithmonë besoj dhe nëse diçka është përcaktuar ajo do të ndodhë. Klubi ka pasur shumë njerëz pozitivë deri tani. Është një ekip që është ndërtuar për kampion. Gjithçka ka qenë e vendosur nga Zoti.

Rivali më i fortë, Partizani tani apo Dinamo 2002? Unë mendoj se edhe ky i këtij viti është një nga kampionatet më të vështira. Në 2002 kishte vetëm Dinamo, Tirana, Partizani dhe Vllaznia, ishin pak ekipe të vështira, ndërsa tani janë të gjitha skuadrat të vështira. Ky është kampionati më i vështirë që kur kam qenë në Shqipëri.

Jam lutur te Zoti që kjo situatë të kalojë dhe besoj që gjithçka do të ndryshojë. Largimi i virusit është vetëm çështje kohe. Nuk mendoj për kupat e Europës.

Në karantinë kam parë shumë pak TV, vetëm ndonjë lajm. Kam studiuar gjërat që më interesojnë më shumë. Kam bëra gjërat që nuk kisha kohë ti bëja më parë. Pse të mos e pranoja titullin në tavolinë. Por do ishte kënaqësi ta merrnin në fushë dhe të luajmë deri në fund.”, u shpreh Egbo.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...