Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egbo: Rikthimi na jep ndjesi pozitive, me ndihmën e Zotit…

Emanuel Egbo ka përveshur mëngët bashkë me futbollistët bardheblu për t’u kthyer në formën e duhur për ndeshjet e mbetura të sezonit. Trajneri i kryesuesve të kampionatit e ka të qartë se duhet shumë punë që skuadra e tij të kthehet në formën më të mirë.

“Më në fund kthehemi në fushë. Është një çlirim për të gjithë futbollistët e kampionatit dhe Tiranës. Lojtarët janë stërvitur individualisht, por kemi nisur stërvitjen zyrtare, ashtu siç kemi punuar para nisjes së kampionatit. Mendoj se është një ndjesi e mirë për të gjithë, sepse po kthehemi në punë për të bërë atë që dimë të bëjmë më mirë”.

Dëmtimet pas pauzës: Pashë statistikat e Bundesligës ditën e shtunë. Nga gjashtë ndeshje ishin dëmtuar tetë lojtarë. Ata kanë një muaj e ca stërvitje dhe janë në këtë gjendje. Kemi edhe 13 ditë për t’u stërvitur, por kjo është jeta, këto janë kushtet për të gjithë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme për të futur lojtarët në formën më të mirë të mundshme për vazhdimin e kampionatit. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk mund ta ndryshojmë as botën dhe as Koronavirusin. Do të bëjmë më të mirën, do të përshtatemi me kushtet që kemi. Do të bëjmë punën tonë dhe me ndihmën e Zotit do të arrijmë në rrugën e drejtë”.

Rinisja e kampionatit: Nuk është vetëm çështja e vendimit tonë. Nëse edhe shumica e klubeve kanë dhënë mendimin e tyre, kjo nuk ka rëndësi. Fundja çfarë rëndësie ka tani, që jemi duke filluar kampionatin. Dyshimi është mbyllur, tani mendja jonë edhe te përgatitja e skuadrës.

Forma e Tiranës: Do të jetë e vështirë të jemi në formën që kishim, por të shohim. Duhet të kontrollojmë sa është forma e lojtarëve, 50-60 për qind. Po kontrollojmë me kujdes lojtarët. Tani do të shohim se si sillen në grup.

E ardhmja  si bardheblu: Të mbarojë njëherë sezoni dhe pastaj është radha e kësaj historie. Ju e dini që unë mendoj për atë që kemi përpara. Të fillojmë dhe mbarojmë kampionatin, më pas të mendojmë për sezonin e ri. Gjithsesi, është kënaqësi që Halili më ka konfirmuar. Tirana është klubi me të cilin kam debutuar në Shqipëri. Do të bëhet ajo që ka vendosur Zoti, gjërat e mira bëhen gjithmonë bashkë

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...