Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egbo: Tirana s’ka çfarë ndryshon, Muçit i them…

Refik Halili u bind, i besoi stolin për vijimin e kampionatit dhe tifozët e kanë pritur mirë këtë lajm. Vetë Egbo, për Top Channel, tregoi se vendimi i klubit nuk ndryshon aspak planet e tij për të ardhmen.

“Mendoj që nuk kanë ndryshuar planet. Klubi më ka dhënë besim për të vazhduar drejtimin e Tiranës si trajner i parë. Duke biseduar, së bashku me presidentin menduam të vazhdojmë planin ashtu siç dëshiron zoti”.

Por çfarë mendon të ndryshojë Egbo tek skuadra në vijim, skemën apo futbollistët?

“Unë u kam thënë lojtarëve që nuk kemi për të ndryshuar shumë gjëra, sepse i kemi kualitetet brenda skuadrës. Objektivat e mi janë ato të klubit. Dëshira është të fitojmë sa më shumë ndeshje e në fund të bëjmë llogaritë’’.

Në fund, elozhet për një talent si Ernest Muçi, që në këto ndeshje të Egbosë në drejtim ka shfaqur cilësi dhe mbi të gjitha është treguar vendimtrar, nuk munguan, megjithatë ka dhe një këshillë për të.

‘’Çdo lojtar në ekip është shumë i rëndësishëm, Muçi është një talent që i nevojitet klubit të Tiranës. Të jesh sulmuesi i parë i Tiranës nuk është diçka e thjeshtë për t’u bërë. Nuk mjaftojnë 2-3 ndeshje të mira për të menduar se ke arritur çdo gjë. Ai duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, të punojë shumë që të arrij më lart në aspektin personal.’’

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...