Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egbo: Vlerësim maksimal për Skënderbeun, por duam fitoren e radhës

Tirana nuk njeh asnjë rezultat tjetër përveç fitoreve me Emanuel Egbo në stol, ndërsa testi i radhës i bardhebluve do të jetë nesër pasdite ndaj Skënderbeut dhe trajneri doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ai vlerësoi kundërshtarin dhe trajnerin Daja, por theksoi se skuadra e ka përgatitur mirë ndeshjen e nesërme dhe se beson te një rezultat pozitiv ndaj korçarëve.

Si e keni përgatitur ndeshjen me Skënderbeun?
Të gjitha ndeshjet janë në një nivel të vështirë. Edhe ndeshja me Luftëtarin dhe Flamurtarin janë të njëjta si kjo me Skënderbeun. Çdo ndeshje duhet të vlerësohet maksimalisht. Çunat dhe ekipi janë gati që të japin 100% në fushën e lojës.

Keni planifikuar të lini pushim ndonjë prej titullarëve?
Nuk më vjen mirë kur flitet për titullarët. Siç e kam thënë, të gjithë lojtarët brenda në këtë ekip, janë titullarë. Nuk ka rëndësi se kush e nis. Ka disa lojtarë që kanë luajtur shumë ndeshje bashkë dhe nuk mund t’i quaj titullarë, por lojtarë që rastis të nisin ndeshjen. Nuk ka ekip i parë dhe ekip i dytë te Tirana. Janë lojtarë të gatshëm në çdo ndeshje.

Cilat mendoni se janë pikat e dobëta të Skënderbeut?
Ne gjithmonë shohim lojën tonë dhe unë merrem me ekipin tim. E vlerësojmë Skënderbeun, pasi kanë një trajner të mirë dhe lojtarë që kanë luajtur bashkë për disa vjet. Ndeshje është vlerësuar maksimalisht.

Ju tremb fakti që në ndeshjen e kaluar në Korçë keni humbur?
Po kemi fituar në Tiranë 3-1 dhe humbëm në Korçë 2-1. Nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur, shohim përpara. Nëse lojtarët luftojnë për çdo top dhe japin maksimumin do marrim atë që meritojmë.

A do t’ju shërbente një lojtar si Bruno Dita?
Unë flas për lojtarë që kam. Dita është një lojtar i mirë, është një armë plus për atë ekip që e ka. Nuk flas për lojtarët që s’kam në ekip.

A prisni një ndeshje me shumë gola nesër?
Besoj se Tirana di të krijojë raste dhe të shënojë. Kemi biseduar me lojtarët që nëse mbajmë zero mbrapa, mund të shënojmë gola. Skënderbeu dhe ne luajmë hapur. Ai që bën më pak gabime do marrë maksimumin e ndeshjes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...