Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Egjipti gati të mirëpresë Kupën e Kombeve të Afrikës

Egjipti është caktuar si vendi që do të presë Kupën e Kombeve të Afrikës për këtë vit. Fillimisht ky turne ishte caktuar që të zhvillohej në Kamerun, por atij iu hoq e drejta e organizimit për shkak të vonesave në përgatitje dhe problemeve me sigurinë.

Drejtuesit e Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) vizituan disa nga impiantet dhe infrastrukturat sportive në Egjipt, duke shprehur besimin se përgatitjet do të mbyllen në kohë.

“Egjipti do të jetë gati. Kemi plan për të bërë disa rinovime, por sido që të jetë, infrastruktura këtu është gati”, tha drejtoresha e Komunikacionit në Konfederatën afrikane të Futbollit, Nathalie Rabe, për AFP-në.

Kjo e këtij viti do të jetë hera e katërt që Egjipti pret Kupën e Kombeve të Afrikës. Edicioni i radhës, që do të mbahet në vitin 2021, do të zhvillohet pikërisht në Kamerun.

Ndërkohë, Nathalie Rabe ka hedhur poshtë frikën për problemet me sigurinë në këtë vend, duke theksuar se do të merren të gjitha masat në këtë pikë. Vlen të theksohet se, që nga revolucioni egjiptian i vitit 2011, futbolli në vend u prek shumë nga dhuna.

Kupa e Kombeve të Afrikës të këtij viti do të zhvillohet nga 21 qershori deri më 21 korrik dhe do të jetë edicioni i parë ku do të marrin pjesë 24 skuadra, nga 16 në të kaluarën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...