Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Egjipti i Mohamed Salah organizon Kupën e Kombeve të Afrikës 2019

Egjipti fiton të drejtën për të organizuar Kupën e Kombeve të Afrikës të vitit 2019. Vendi afrikano-verior zëvendëson kështu Kamerunin, që për shkak të vonesave në ndërtimin e infrastrukturës së kërkuar nga Konfederata Afrikane e Futbollit, iu hoq mundësia për të qene mikpritës i eventit.

Më kandidaturën e Egjiptit konkurronte Afrika e Jugut, por qeveria e futbollit afrikan ia besoi organizimin e turneut “faraonëve” të Mohamed Salah.

Edicioni i këtij vitit do të zhvillohet nga data 15 qershor deri më 13 korrik. Egjipti organizator është përfaqësuesja që e ka fituar më shumë këtë trofe, plot 7 herë. Më parë ky shtet e ka pritur Kupën e Kombeve të Afrikës në edicionet 1974, 1986 dhe 2006.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...