Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egnatia “dajak” Vllaznisë në Rrogozhinë, Tirana ngec ndaj Kastriotit

Vllaznia e Josës nuk arrin të krijojë vazhdimësi në rezultate, teksa pas dy fitores radhazi ndaj Kukësit e Tiranës, vjen një disfatë zhgënjyese në transfertën ndaj Egnatias në Rrogozhinë.

Ashtu si sezonin e kaluar në fazën e fundit, shkodranët u mposhtën me rezultatin e thellë 3-0, në një sfidë tërësisht zhgënjyese nga ana e të besuarve të Mirel Josës.

Emiliano Musta ishte protagonist absolut i rrogozhinasve, pasi në minutën e 22-të bëri një shpërthim spektakolar në krahun e majtë, duke kaluar disa kundërshtarë dhe shërbyer më pas për Delarge, që e pati të lehtë të dërgojë topin në rrjetën e Zogovic.

Vetëm dy minuta më vonë, Juric gabon në pasim dhe Egnatia del në një tjetër kundërsulm, aty ku Zogovic ndal fillimisht Jackson, por më pas topi shkon te Musta, që këtë herë e dërgon vetë në rrjetë, duke dyfishuar shifrat.

Josa provon të reagojë në pjesën e dytë, duke bërë disa zëvendësime, por nuk ka shkëndija, ndërsa në të 57-ën, Egnatia shënon edhe golin e tretë me Camajn, i cili përfitoi nga përgjumja e dyshes Juriç-Gurishta dhe dërgoi topin në rrjetë.

Kjo është humbja e dytë në katër javë për shkodranët, që treguan edhe njëherë se janë skuadër e brishtë dhe larg pritshmërive, ndërsa Egnatia merr fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 6 pikë.

Ngec sërish edhe Tirana kampione në fuqi, që pas humbjes ndaj Vllaznisë në kryeqytet, nuk shkon dot përtej barazimit pa gola ndaj Kastriotit në Kamëz, në një ndeshje me ritëm të ulët dhe pak mundësi shënimi, teksa krutanët goditën edhe një traversë në të 80-ën.

Edhe bardheblutë konfirmojnë në këto katër javët e para se janë larg formës së vitit të kaluar, pasi kanë grumbulluar vetëm 5 pikë, falë një fitoreje, dy barazimesh dhe një humbjeje, ndërsa të njëjtën kuotë pikësh ka edhe Kastrioti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...