Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Egnatia humb “muskujt”, mesfushori mbyll para kohe sezonin

Bruno Telushi do të jetë mungesa e madhe e Egnatias për pjesën e mbetur të sezonit. Mesfushori vlonjat e ka mbyllur sezonin, për shkak se është i detyruar që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale që do ta mbajë larg fushave të lojës për një kohë të konsiderueshme. Telushi pësoi një dëmtim në gju dhe pas ekzaminimeve, stafi mjekësor i ka rekomanduar operacionin, me lojtarin që brenda pak ditëve do të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale, për të nisur më pas fazën e rikuperimit.

31-vjeçari nuk luan që prej datës 12 dhjetor, në ndeshjen me Kastriotin, ndërsa tashmë praktikisht e ka mbyllur sezonin me Egnatian. Rrogozhinasit duhet të mendojnë për të gjetur një tjetër alternativë në mesin e fushës, pavarësisht se në merkaton e dimrit është tepër e vështirë që të gjenden lojtarë të lirë me cilësi.

Në 15 javët e zhvilluara deri më tani në Abissnet Superiore, Egnatia ka grumbulluar 14 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 9-të. Nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani, rrogozhinasit kanë mundur që të marrin vetëm një fitore, pikërisht në takimin e javës së 15-të ndaj kampionëve të Teutës kampionëve të Teutës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...