Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egnatia, “mbretëresha” e merkatos, i merr mbrojtësin Laçit

Renato Malota do të jetë pjesë e Egnatias në edicionin e ri futbollisatik. Mbrojtësi, i cili ishte pjesë e Laçit në sezonin e shkuar u largua nga kurbinasit pas Kupave të Europës, ndërsa ka zgjedhur që të bashkohet me rrogozhinasit, duke nisur nga ky sezon. Shtatlarti shihet si një përforcim me shumë vlerë për Egnatian, që kompleton në këtë mënyrë repartin e tërhequr, pasi ka afruar dhe emra si Emiljano Musta, Sotiq Atanta, Jurgen Goxha, Nehar Sadiki dhe  Abdurrahman Fangajn.

Malota është një lojtar me shumë përvojë, teksa në të shkuarën ka qenë pjesë e Partizanit, Kukësit, Dinamos, Vllaznisë e së fundmi e Laçit. Mbrojtësi lezhjan ka nënshkruar marrëveshje 2-vjeçare. Edhe pse akordi ishte arritur prej disa kohës, por Malota preferoi që të qëndronte tek kurbinasit dhe për Kupat e Europës, për të nisur më pas sezonin e ri me rrogozhinasit.

Egnatia është skuadra më aktive në këtë merkato verore, që deri më tani ka realizuar 15 afrime, si askush tjetër në Abissnet Superiore. Ekipi rrogozhinas synon që minimalisht mos të rrezikojë renien nga kategoria, çka tregohet qartë dhe nga angazhimi në merkato, duke afruar lojtarë me emër dhe eksperiencë.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...