Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egnatia me sytë nga Pedro, Teuta kërkon rikthimin te fitorja

Është Egnatia-Teuta është një nga dy sfidat që çelin siparin e javës së 6-të të Abissnet Superiore. Kampionët në fuqi përballë të sapongjiturve në elitë, por tabela e klasifikimit thotë se pikët i kanë të barabarta, dhe në një kampionat si ky termi favorit është një risk i madh për t’u marrë përsipër me lehtësi duke e konsideruar ndeshjen të fituar ende pa nisur.

Aq më tepër për faktin se luhet në Egnatia Arena, me vendasit e Maganit që do të kenë me vete edhe publikun, aq më tepër se te Egnatia, këtë presin, një lloj nënvlerësimi për të bërë më pas maksimumin, diçka që e provoi në kurriz një javë Laçi, i mposhtur 1-0 në shtëpi. Të gjitha sinjale për Teutën e Edi Martinit që i duhet të ringrihet pas disfatës së pësuar me Tiranën, ku bregdetarët përmbysën ndeshjen fillimisht por nuk mundën të ruajnë avantazhin duke dalë të mposhtur.

Për formacionin durrsak është qartazi një ndeshje për t’u fituar, duke kërkuar të përfitojnë dhe nga kryqëzimet e drejtpërdrejta të rivalëve në zonën e lartë të klasifikimit. Teuta ka humbur diçka në aspektin mbrojtës, 5 gola të pësuar në dy ndeshjet e fundit, janë shumë për një skuadër që si pikën e fortë në vitin e titullit ka patur pikërisht aspektin mbrojtës. Gjithsesi në krahun tjetër ka gjetur më me lehtësi golin, dhe ky përbën një avantazh, sidomos në një sfidë të tillë.

E lehtë të parashikohet se Egnatia do të ruajë profilin e saj, që deri më tani i ka shpërblyer, kujdes në mbrojtje pikë së pari për të mos pësuar, dhe shfrytëzim maksimal i situatave në kundërsulm, ku Magani ka një as që po rezulton fitimtar në momentet vendimtare, brazilianin Pedro Augusto, 4 gola në po kaq ndeshje në këtë kampionat. Teuta gjithsesi për kualitetin, organikën dhe objektivat mbetet favorite, por kjo është thjesht një prognozë, fitoren duhet ta meritojë në fushë!

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...