Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egnatia, merkato kampionësh, firmos për tri vite me mesfushorin e njohur

Egnatia nuk dëshiron të jetë kalimtare në Kategorinë Superiore, madje synon të dominojë gjatë në futbollin shqiptar, si dhe të shkruajë historinë edhe në Europë.

Kampionët e freskët të Shqipërisë po punojnë me seriozitet për të ndërtuar një ekip që do të synojnë fazën e grupeve në kompeticionet europiane. Klubi rrogozhinas ka befasuar këtë të hënë teksa ka zyrtarizuar afrimin e Regi Lushkjes. Më poshtë njoftimi i Egnatias:

“Egnatia afron në “avionin e kampionëve” një lider në Abissnet Superligë! “Kampionë”, në “bordin” tonë sapo u bashkua një futbollist lider i Abissnet Superligës.

Klubi njofton se ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me mesfushorin Regi Lushkja.

Welcome Regi Lushkja!”

Lexo edhe:

Sezonin e kaluar futbollisti kavajas ishte pjesë e Tiranës, ndërsa gjatë sezonit 2022-2023 mbrojti ngjyrat e Sherifit të Tiraspolit në Moldavi.

 

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...