Egnatia do të marrë për herë të parë në historinë e saj në arenën ndërkombëtare, pasi dy javë para fundit të kampionatit siguroi matematikisht vendin e tretë të renditjes. Rrogozhinasit kanë qenë surpriza më e bukur e këtij edicion duke arritur që të befasojnë të gjithë, pasi jo vetëm janë zyrtarisht forca e tretë e kampionatit, por do të luajnë dhe finalen e Kupës së Shqipërisë në 1 qershor ndaj Tiranës.
Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova ka mundësinë për të marrë trofeun e parë të rëndësishëm në histori, por në anën tjetër është rasti ideal për të nisur aventurën europiane në turin e dytë të kualifikueseve të Conference League. Për Egnatian nuk është vetëm fitimi i një trofeu në lojë, por sigurimi I disa të ardhurave më tepër, për shkak se do të kalonte direkt raundin e parë.
Lexo edhe:
- Haaland, për titullin në sezonin debutues te City: Joreal, do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës sime
- DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën
- Nga kualifikimet europiane, te sukseset në kampionate/ Rekordet e trajnerit Ilir Daja!
- Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
Rrogozhinasit marrin për herë të parë në arenën ndërkombëtare dhe do të jenë në vazon e ekipeve jo favorite. Në këtë mënyrë rrogozhinasit rrezikojnë që të përballen me Shkëndijën, Shkupin ose Dritën, skuadrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ndërkohë që Gjilani ndodhet në vazon e njëjtë me Egnatian, nëse nuk fitonë kupën e Shqipërisë.
