Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Egnatia për surprizën në Laç, por kurbinasit janë ekspertë të Kupës

Laçi është konsideruar si skuadra eksperte në Kupë e  Shqipërisë në dekadën e  fundit, për shkak se ka arritur që të shkojë katër herë në finale, ndërsa 2 herë ka arritur që ta marrë trofeun. Bardhezinjtë përbëjnë skuadrën më në formë për momentin, teksa kanë arritur që të jenë të pathyeshëm në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke marrë vetëm 2 barazime, pikërisht ndaj Egnatias në takimin e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, si dhe në përballjen me Skënderbeun, në kampionat, në Korçë.

Ekipi i Mirel Josës ka si synim që të garojë në të gjitha frontet këtë edicion, duke pretenduar trofe e në takimin e kësaj të enjteje synon kualifikimin përballë Egnatias.

Skuadra rrogozhinase, në krahun tjetër, i gëzohet rezultatit të ndeshje së parë e do të provojë që të bëjë surprizën në sfidën e kthimit, edhe për faktin se këtë edicion ka arritur që t’i marrin maksimumin Laçit në shtëpinë e tij në fazën e parë. Nuk duhet harruar që Egnatia, në turin paraardhës, ka eliminuar skuadrën e Kukësit, po ashtu e konsideruar favorite.

Në Laç kurbinasit kanë mundur që të marrin 7 fitore radhazi pa pësuar gol, një sinjal i qartë për rrogozhinasit se do t’u duhet shumë punë, nëse kërkojnë që të marrin fitoren nga kjo sfidë, si rezultatin e vetëm që do t’u jepte për herë të parë në histori kënaqësinë e të qenit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...