Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egnatia prezanton “ushtar” Telushin, Shala e Maliqi firmosin me Dinamon

Merkatoja në Kategorinë Superiore është mbyllur mbrëmjen e djeshme, megjithatë Egnatia ka prezantuar një tjetër emër të bujshëm, që është vënë në dispozicion të trajnerit Gugash Magani.

Bëhet fjalë për mesfushorin Bruno Telushi, që ishte një lojtar i lirë dhe pasi refuzoi disa oferta nga klube të ndryshme të Superiores, vendosi të vijojë karrierën me klubin rrogozhinas, që vjen rishtazi në elitën e futbollit shqiptar.

Mesfushori vlonjat do të jetë një vlerë e shtuar për klubin e Egnatias, pasi ka një eksperiencë të konsiderueshme në Kategorinë Superiore me Flamurtarin, Kukësin e Partizanin, ku fitoi edhe titullin kampion, por edhe jashtë me Slaven Belupon e Neftchi Baku.

Ka zyrtarizuar një tjetër futbollist edhe Dinamo, që ka rikthyer ne Kategorinë Superiore mbrojtësin anësor Edis Maliqi. Ky i fundit la Kukësin verën e kaluar, për t’iu bashkuar Lokomotivës së Zagrebit, por në kampionatin kroat gjeti shumë pak hapësira dhe vendosi të rikthehet në Shqipëri, teksa tani do të provojë të riniset nën urdhrat e Blendi Shkëmbit.

Mbrojtësi 25-vjeçar nga Veleshta, një lokalitet shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka luajtur për dy sezone si titullar te Kukësi dhe njeh mjaft mirë kampionatin tonë, ndaj pritet të vërë eksperiencën e tij në dispozicion të “nëndetëses blu”.

Krahas ish mbrojtësit të Kukësit,kryeqytetasit firmosën edhe me talentin 17-vjeçar Arb Shala, i cili stërvitej prej disa ditësh nën urdhrat e Blendi shkëmbit dhe tashmë është bërë zyrtarisht pjesë e Dinamos.

Shala vjen nga Superliga e Kosovës, ku edhe ka debutuar, ndërsa te blutë shihet si një element mjaft i rëndësishëm për të tashmen dhe mbi të gjitha për të ardhmen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...