Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egnatia rikthehet te fitorja, mposht Laçin dhe merr kryesimin e kampionatit

Egnatia mposht në fushën e saj Laçin me rezultatin 2-1. Rrogozhinasit shënuan nga një gol për pjesë teksa ai që hapi llogaritë e takimit ishte i zakonshmi, Raphael Dwamena. Në minutën e 11-të, sulmuesi ganez kontrolloi topin në brendësi të zonës kundërshtari dhe ia doli të mposhtë portierin Dajsinani. Në të 22-tën minutë ishte sërish Dwamena që tentoi, por këtë herë goditja e 28-vjeçarit nuk gjeti kuadratin e kurbinasve.

Në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Edlir Tetova shënuan edhe golin e dytë me anë të Sebastjan Spahiut. Në minutën e 56-të, mesfushori kombinoi bukur me Zejnullain dhe ndëshkoi në këtë formë ish-skuadrën e tij. Katër minuta më pas, vendasit patën mundësinë për të trefishuar shifrat, por Dwamena nuk pati fatin me vete dhe goditja e tij u ndal nga shtylla.

Lexo edhe:

Megjithatë, miqtë nuk u dorëzuan dhe shkurtuan diferencat në të 84-tën. Ujka provoi nga distanca me topin që u devijua nga Malota dhe përfundoi në rrjetë teksa portieri Sherri nuk mundi të bënte asgjë për të shmangur golin.

Gjithsesi, Egnatia e mbrojti deri në fund rezultatin dhe mori tre pikë shumë të rëndësishme duke u rikthyer te fitorja pas barazimit me Partizanin. Rrogozhinasit ngjiten në kuotën e 101 pikëve, po aq sa edhe Tirana kryesuese. Nga ana tjetër, pas dy fitoreve radhazi, Laçi rikthehet t disfata me kurbinasit që mbeten të pestët me shtatë pikë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....