Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Egnatia tregon ambiciet, pas Shtubina vijnë dhe dy firma të tjera

Të gjithë “hapën sytë” të habitur një ditë më parë, kur Ndriçim Shtubina zyrtarizoi kalimin tek Egnatia në Kategorinë e Parë. Edhe pse 33-vjeç, shkodrani ka ende për të dhënë në futbollin shqiptar dhe duket çudi që nuk zgjodhi një ekip të elitës. Në fakt, kjo lëvizje nuk është rastësi por, pjesë e një projekti për ta çuar ekipin e Rrogozhinës mes më të mirave të futbollit shqiptar. Sot, ekipi që ka si trajner Gugash Maganin, ka zyrtarizuar edhe dy firma tjera, që hedhin dritë mbi seriozitetin e drejtuesve në projektin që kanë në kokë për të ardhmen.

Nga Erzeni i Shijakut vjen Mario Teqja, 24-vjeçari që ka luajtur që nga vitit 2015 në ekipin shijakas, por goditja më e rëndësishme është pa dyshim nënshkrimi me Artur Maganin, djalin e trajnerit, që kthehet në Shqipëri pas përvojave të suksesshme në Kosovë me Lirinë, Feronikelin dhe së fundmi me Ballkanin.

Në fakt, është vetëm fillimi, të tjerë emra të rëndësishëm pritet t’i bashkohen Egnatias ditët në vijim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...