Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egnatia zyrtarizon portierin e ri, firmos me ish-gardianin e Laçit

Pasi siguroi qëndrimin në elitë edhe për sezonin e ardhshëm, Egnatia është duke u shfaqur një nga klubet më aktive në merkato. Rrogozhinasit pretendojnë të jenë konkurrues në sezonin e ri dhe pas firmës me Emiljano Mustën e Ilir Camajn, tashmë kanë firmosur edhe me portierin Alen Sherri.

Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, portieri ka firmosur për dy vitet e ardhshme me Egnatian dhe u prezantua nga presidenti Agim Demrozi. Konkurrenca për Sherrin te Egnatia do të jetë e lartë pasi pjesë e organikës rrogozhinase është edhe titullari i sezonit të kaluar Bruno Puja, ndërsa tekniku Edlir Tetova do të ketë detyrën për të zgjedhur njërin mes të dyve.

Kujtojmë se gardiani 25-vjeçar së fundmi ka qenë pjesë e Laçit, ndërsa në të kaluarën është aktivizuar edhe me Vllazninë, klub tek i cili është formuar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...