Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egbo: Nuk jam gati për të qenë trajner i parë i Tiranës, derbi…

Emanuel Egbo i cili është zgjedhur nga presidenti i Tiranës Refik Halili si trajner i përkohshëm i bardhebluve, doli sot në një konferencë për shtyp për të folur për derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Egbo i cili një javë më parë ishte thjeshtë trajneri i portierëve te 24-herë kampionët theksoi se nuk është ende gati për të drejtuar bardheblutë me kohë të plotë. Nigeriani, ish-portier i bardhebluve, bëri edhe një krahasim mes Tiranës së tij dhe kësaj aktuale.

Derbi? “Është si ndeshje e radhës, por është derbi dhe ka shumë interes. Është shumë e vështirë normalisht. Nuk e shoh për objektivat, por si ndeshje që duhet fituar. Duam të marrim maksimumin. Jemi 6 pikë nga vendi i parë dhe do të futemi në fushë vetëm për të fituar”.

Trajneri i duhur për këtë ndeshje? “Nuk e di nëse jam apo jo i duhuri, por më kanë dhënë besim për të drejtuar skuadrën në këtë takim. Më shumë nuk di, por di që jam i detyruar të vazhdoj. Nuk jam unë gati për të shkuar deri në fund të sezonit. Te Tirana ka nevojë për trajner me më shumë eksperiencë. Kam drejtuar Bylisin, por Tirana duhet të ketë një staf dhe sa të kalojmë këtë ndeshje, do të vendoset”

Tirana? “Nuk na mungon asgjë për të fituar. Duhet të luftojmë çdo ndeshje, duhet durim. Nuk duhet të mendojmë kohën se sa kohë kemi pa fituar dhe të dalim jashtë detyrave nga presioni. Është pak e vështirë, ata janë të parët. Ne jemi më poshtë. Një arsye tjetër që na motivon është kjo. Nesër do japim 100 për qind nga kapaciteti ynë. Me ato tre pikë mund të lehtësohet më shumë kjo situatë që po kalojmë”.

Mungesat? “ Nuk kemi vetëm në mungesa, kanë edhe ata. Nuk kemi Hasanin, Dungën, Kalenë dhe Osmanin”.

Fanella e Tiranës? “Në kohën time ka qenë epokë tjetër. Kur kemi dalë kampion kemi qenë më ndryshe. Kur fillonte ndeshja, fillonte 1-0 për Tiranën, ndërsa tani çdo gjë ka ndryshuar. Të gjitha skuadrat janë aty ndërsa në kohën time ishin vetëm Tirana, Partizani dhe Dinamo”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...