Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Egzon Binaku, skaneri i mbrojtësit të Malmoes

Risia e listës së trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, është emri i Egzon Binakut. Mbrojtësi që aktivizohet me Malmoen është i panjohur për publikun shqiptar, pasi nuk është përmendur më parë për një afrim të mundshëm në përfaqësuesen kuqezi. Profili i tij, edhe pse i panjohur, është disi interesant dhe me shumë perspektivë për të ardhmen.

I lindur në Suedi më 27 gusht 1995 nga prindër kosovarë, Binaku karrierën e nisi tek IFK Amal, skuadra e qytetit të tij të lindjes. Sapo mbushi 19 vjeç, mëngjerashi ra në sy të Hacken, klub i elitës së futbollit suedez, që në vitin e parë i dha mundësinë e aktivizimit në plot 11 ndeshje për një total prej 478 minutash, ku arriti të shënonte golin e parë në karrierë pikërisht ndaj Malmoes. Në vitin 2016 sezonin e ndan midis dy skaudrave, Hacken dhe Ljungskile, me të cilën luajti si i huazuar në vetëm një ndeshje.

Por në sezonin e kaluar Binaku arriti kulmin me Hacken, ku u aktivizua në 22 ndeshje për një total prej 1507 minutash, teksa 15 takime i ka nisur si titullar. Nga janari i këtij viti ai u bë pjesë e Malmoes, në një operacion që kapi shifrën e 910 mijë eurove, dhe deri më tani ka luajtur 10 ndeshje në 11 javë kampionat, 5 prej të cilave si titullar.

Në rang ndërkombëtar Egzon Binaku ka luajtur vetëm një ndeshje me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Suedisë, në eliminiatoret e “Euro 2017” të kësaj grupmoshe ndaj Sllovakisë në qershor të atij viti. Në miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës pritet me interes paraqitja e numrit 3 të Malmoes me trajnerin Christian Panucci që do të marrë përgjigjet e duhura mbi cilësitë e 22- vjeçarit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...