Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Kovaç leksion paraardhësit, E. Frankfurt triumfon në finale

Jupp Heynckes i ka dhënë fund karrierës së tij si trajner me një finale të humbur, ndërsa Niko Kovaç do të shkojë në Bavari për të zënë vendin e tij, si fitues i freskët i Kupës së Gjermanisë.

Në finalen e luajtur në ‘Olympia Stadium’ të Berlinit, Eintracht Frankfurt mposhti Bayernin me rezultatin 3-1, falë një ndeshjeje të interpretuar në mënyrë thuajse perfekte.

Ante Rebiç ishte heroi i skuadrës nga Frankfurti, që shënoi dy herë duke kaluar të tijtë në avantazh në të dy rastet dhe riktheu Eintrachtin te ky trofe pas plot 30 vitesh.

Nga ana tjetër, bavarezët barazuan përkohësisht me anë të Leëandoëskit, në fillim të pjesës së dytë, por në minutat shtesë, kur u hodhën në sulm për golin e barazimit, pësuan edhe të 3-tin.

Ajo që u pa qartë, është se trajneri kroat Niko Kovaç e kishte studiuar mirë skuadrën e tij të ardhshme, pasi siç dihet tashmë në muajin qershor do të ulet në stolin e Bayernit, për të pasuar Jupp heynckesin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...