Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Eintracht në finale pas 42 vitesh, vjen dhurata e parë për trajnerin

Eintracht Frankfurt eliminoi edhe West Ham, pengesën e fundit, kundërshtar të cilin e mposhti në dy ndeshjet gjysmëfinale të Europa League. Skuadra gjermane rikthehet të luajë një finale europiane pas plot 42 viteve (fituan Kupën UEFA në 1980).

Rivalët në finalen e “Sanchez Pizjuan” në Sevilla më 18 maj, do të jenë skocezët Rangers. Ndërkohë, drejtuesit e Eintrachtit kanë siguruar një përforcim për sezonin e ardhshëm.

Ai është Aurelio Buta, portugezi që luan në të gjithë pozicionet e krahut të djathtë. 25-vjeçari, i cili është një prodhim i klubit të Benfikës, vjen si lojtar me parametra zero nga belgët e Antwerp.

Buta ka gjetur marrëveshjen me Eintracht Frankfurt deri në vitin 2026 dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i akordit, me lojtarin luzitan që do të luajë në Bundesliga sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...