Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lajme shkurt/ Eintrachti gjen pasuesin e Jovicit, Badelj larg Lazios

  • Pasi arkëtoi 60 milionë euro nga Real Madridi për Luka Jovicin, Eintracht Frankfurti nuk vonon të gjejë pasuesin e sulmuesit, i cili do të jetë sërish nga Serbia. Drejtuesit e klubit gjerman bënë të ditur se kanë nënshkruar me 19-vjeçarin Dejan Joveljiv nga klubi i njohur i Yllit të Kuq të Beogradit. Operacioni është mbyllur për 4 milionë euro, teksa sulmuesi i ri ka firmosur kontratën me Eintrachtin për 5 sezonet e ardhshme.
  • Aventura e Milan Badelj te Lazio është drejt fundit. Mesfushori kroat nuk ndihet protagonist në skuadrën e Simone Inzaghit, i cili preferon më shumë në pozicionin e tij brazilianin Lucas Leiva, ndaj dhe po shikon për një ekip të ri. Pas vetëm një viti, gjatë të cilit koleksionoi 1100 minuta në total, Badelj synon kampionatin spanjoll ose atë anglez, ndërsa në Itali janë shumë pak ekipe që mund të ofrojnë 8-9 milionë euro për lojtarin 30-vjeçar.

  • Me zyrtarizimin e Fonsecas në stol, tani nis edhe merkatoja për Romën. Edhe pse do të ketë lëvizje mes drejtuesve, ku pritet largimi i Francesco Tottit, afrimi i lojtarëve nuk do të ndalet për të përforcuar çdo repart. Në portë Olsen është me valixhet në duar, pasi nuk ka bindur në sezonin e parë dhe, pavarësisht që ka apo jo oferta, do të vijë një tjetër lojtar, i cili mund të jetë Pau Lopez. Për 24 vjeçarin Roma ka bërë një ofertë prej 20 milionë euro e cila është refuzuar nga drejtuesit e Real Betisit, të cilët e konsiderojnë për momentin të pashitshëm, duke parë se Lopez ka vetëm një sezon që ka ardhur nga Espanyoli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...