Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Eintrachti i Frankfurtit huazon në Belgjikë ish-sulmuesin e Milanit

Jens Petter Hauge transferohet në Belgjikë. Talenti norvegjez, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Enitrachtit të Frankfurtit, është huazuar për një sezon te skuadra e Gent, ku do të kërkojë të luajë rregullisht dhe fitojë eksperiencë.

Sulmuesi 22-vjeçar u transferua te Milani në verën e 2020-ës, por dështoi me kuqezinjtë dhe vitin e kaluar u huazua te Eintracht Frankfurt, me një klauzolë detyrimi blerjeje, të cilën gjermanët e ushtruan në fund të këtij sezoni.

Me 38 ndeshje dhe tre gola në sezonin që lamë pas, Hauge nuk bindi plotësisht te Eintrachti, që vendosi ta huazojë në Belgjikë, për të luajtur rregullisht e për t’u rikthyer më i fortë në klubin gjerman.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...