Bundesliga

Eintrachti merr me “shuplaka” Bayernin, Leipzigu “tallet” me Mainzin

Eintrachti i Frankfurtit turpëron 5-1 Bayernin e Mynihut në “Commerzbank-Arena”, duke u shkaktuar një nga humbjet më të rënda në histori. Për kampionët në fuqi të Bundesligës shkoi gjithçka keq, me trajnerin kroat Niko Kovac që rrezikon seriozisht stolin.

Bavarezët morën një goditje të rëndë që në minutën e 9-të, me ndëshkimin me karton të kuq të Jerome Boateng që ndërhyri në mënryrë të gabuar si lojtar i fundit në vijën e 16 metrave.

Festivali i golave të Eintrachtin nisi në minutën e 25-të kur Kostic, në vendin dhe kohën e duhur e zhbllokoi rezultatin, ndërsa në të 33-ën Sow thelloi diferencën me një goditje që ishte e pakapshme për Neuer.

U duk sikur Bayerni u kthye në lojë me finalizimin e saktë të Robert Lewnadowskit në minutën e 37-të, por ngushtimi i diferencës (2-1) rezultoi thjesht një iluzion për bavarezët, që pësuan edhe 3 gola të tjerë në pjesën e dytë me autorë Abraham, Hinteregger dhe Paciencia.

Ndryshe nga Bayerni, Borussia e Dortmundit bëri detyrën në shtëpi ndaj Wolfsburgut, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë (Hazard 52’, Guerreiro 58’, Gotze 88’).

Në takimet e tjera spikat fitorja 8-0 e Leipzigut ndaj Mainzit, ndërsa Leverkuseni u mposht 1-2 nga B. Monchengladbach.

 

Rezultatet:

Bayer Leverkusen  B. Monchengladbach 1 – 2

Dortmund – Wolfsburg 3-0

Eintracht Frankfurt – Bayern Munich 5-1

Leipzig – Mainz 8-0

Werder Bremen – Freiburg 2-2

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency