Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ekip i “shthurur” në pjesën e dytë, Çela zgjedh heshtjen pas disfatës me Partizanin

Partizani mposhti me rezultatin 4-0 në Elbasan Arena, Kastriotin. Krutanët me objektivin mbijetesë të garantuar, nuk ishin të motivuar maksimalisht edhe pse në pjesën e parë të besuarit e trajnerit Emiljano Çela u duken të përqendruar në fushë dhe i ndalën të kuqtë në barazimin 0-0.

Por, me të nisur fraksioni i dytë, 11-lojtarët krutanë shfaqën versionin e tyrë më të keq dhe nisën të gabonin në mënyrë fëmijënore në mbrojtje duke iu bërë tejet të lehtë të kuqve për të realizuar “pokerin” e golave, tre pikë falë të cilave Partizani siguroi kualifikimin në Conference League për sezonin e ardhshëm.

Paraqitja e shëmtuar nga lojtarët e tij ka bërë që trajneri Emiljano Çela të zgjedhë heshtjen pas ndeshjes në Elbasan me teknikun e krutanëve që nuk ka pranuar të shfaqet në intervistën e zakonshme për emisionin Gol Pas Goli në Supersport. Duke njohur grintën që ka shfaqur skuadra e tij përgjatë sezonit, me siguri kjo paraqitje e të tijve ka lënë maksimalisht të zhgënjyer Çelën i cili mesa duket nervat ka preferuar të mos i shfaqë para publikut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...