IPKO Superliga

Ekipet e Gjilanit me stof pretendenti, befason Ballkani, Prishtina në krizë

Nga java në javë, në IPKO Superligën e Kosovës po dëshmohet se gara për titullin kampion do të jetë e ashpër edhe mes dy skuadrave të të njëjtit qytet, Gjilanit.

Humbjet befasuese të Dritës dhe Gjilanit në javën e parë, sikur ishin të mirë se ardhura nga të dyja klubet, pasi kanë mësuar shumë, e sidomos dy trajnerët e tyre, respektivisht Ardian Nuhiu dhe Gentian Mezani.

Drita dhe Gjilani me plot meritë e kryesojnë tabelën e renditjes pas xhiros së katërt në Ipko Superligë, me nga 9 pikë, dhe me gjasë do të shkojnë kështu për herë të parë në histori të elitës së futbollit kosovar, deri në javën e fundit, në garë për trofeun e më të mirit.

Drita xhiron që e lamë pas shënoi fitore ndaj kampionit aktual Feronikelit 1:0, por loja e mirë dhe posedimi i topit ndaj çdo rivali, po tregon se skuadra është e pjekur dhe e denjë për gjëra të mëdha sivjet.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Gjilanin, që arriti fitore në fushën ndoshta më të vështirë për pikët e plota në vendin tonë, në Skënderaj ndaj Drenicës.
Dallimi në lojën e kësaj skuadre me atë të viteve të kaluara është shumë e madhe dhe për këtë merita kanë të gjithë, duke filluar nga trajneri e deri ne lojtarët.

Lojëra shumë të mira po tregon edhe Ballkani si fuqia e tretë aktualisht në Kosovë. Djelmoshat e Ismet Munishit po luajnë dhe argëtohen njëkohësisht, dhe kjo harmoni në klub po i sjell edhe rezultatet e para.

Në fakt, Ballkani aktualisht është skuadra e vetme pa humbje dhe këtë seri të mirë do të mundohet ta vazhdojë sa më shumë që është e mundur, edhe pse kundërshtari i radhës është Gjilani.

Fitorja e therandasve ndaj Trepcës ’89 ishte e merituar, mirëpo edhe Munishi ka punë për të bërë ende, pasi reparti mbrojtës nuk ishte në nivelin e duhur pas epërsisë prej tre golave që kishte.

Llapi mposhti Prishtinën duke kërcyer në vendin e katërt në tabelë, mirëpo duke e zënë disi skuadrën kryeqytetase në mjegull dhe në një mbrëmje jo të mirë. Llapjanët shfrytëzuan një gabim në mbrojtjen e kryeqytetasve dhe i dënuan me njeriun e momentit, Sebino Plaku, e nga ana tjetër përkundër disa rasteve që i pati Prishtina, nuk ia doli të shënonte dhe t’i shmanget humbjes së dytë në tri ndeshje.

Vendi i parafundit i Prishtinës është edhe s’është befasues, pasi diçka aty brenda nuk po shkon si duhet, ndërsa herën e fundit në këtë pozicion ishte në edicionin 2015/16, ku pas xhiros së shtatë Prishtina kishte vetëm 7 pikë.

Kampioni aktual Feronikeli përjetoj humbjen e dytë dhe mund të konsiderohet një tjetër skuadër në minikrizë. Ju kujtojmë se vitin e kaluar këto probleme dhe mossuksese nuk i përjetonte andaj edhe këta të fundit duhet ta marrin me më shumë seriozitet vazhdimin e garave.

Ndaj Dritës nuk është se luajti dobët, madje krijoi edhe disa raste, të cilat nuk ia doli t’i shfrytëzonte, por gjithsesi edhe skuadra nga Drenasi ka punë për të bërë, për të tentuar mbrojtjen e titullit.

Kanë rënë loja dhe rezultatet e Trepçës ‘89, në dallim nga fillimi i edicionit, edhe pse ndaj Ballkanit humbja erdhi për shkak të gabimeve të mëdha, sepse më vonë nisi të luante lojën e vet dhe për pak ia doli të merrte pikë, ndërsa Flamurtari po ia del për mrekulli ta shfrytëzojë fushën e vet duke mposhtur Dukagjinin e fundit në tabelë.

Vushtrria ia bëri sefte duke fituar ndeshjen e parë me trajnerin e ri italian Antonio Toma, ndaj Ferizajt në krizë të madhe, dhe sikur triumfi i tyre në Gjilan ndaj Dritës u shërbeu për të keq, pasi i humbën tri ndeshje radhazi në vijim.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency