Serie B

Ekipi i njohur italian pa trajner, Longo kandidati kryesor për stolin

Palermo po kërkon për një trajner të ri pas largimit të Silvio Baldinit. Klubi siçilian u rikthye në Serie B dhe tani ka si objektiv ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Drejtuesit po studiojnë alternativa të ndryshme për stolin. Mediet italiane shkruajnë se timonieri i ri i ekipit do të zgjidhet brenda ditës së enjte.

Një nga emrat kandidatë për postin e trajnerit të Palermos është edhe Moreno Longo, i cili i dha fund aventurës në pankinën e Alessandrias.

46-vjeçari italian drejtoi ekipin e Torinos dy vite më parë. Skema me të cilën luan Longo është “3-5-2”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency