Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ekipi që ka ndryshuar më shumë në Superiore, Egnatia plot ambicie

Egnatia është skuadra që këtë merkato vere ka bërë më shumë ndryshime se të gjitha ekipet e tjera të Abissnet Superiores. Skuadra rrogozhinase siguroi qëndrimi në elitën e futbollit shqiptar pas ndeshjes “play-out” që fitoi me Korabin.

Ekipi ka pësuar një metamorfozë totale, teksa ka marrë plot 15 lojtarë të rinj, ndërkohë që ka ndryshuar dhe trajnerin, duke i besuar stolin Edlir Tetovës.

Egnatia do që këtë edicion të mos rrezikojë aq shumë sa një edicion më parë dhe ka vendosur që të afrojë në skuadër lojtarë me eksperiencë dhe që kanë luajtur prej vitesh në Superiore.

Nga ndeshja e fundit e edicionit të shkuar, shumë pak lojtarë janë ende pjesë e skuadrës. Në portë Alen Sherri pritet që të marrë vendin e Pujës mes shtyllave, ndërsa mbrojtja do të jetë e gjitha me një fytyrë te re.

Agbekpornu, Delarge dhe Jeckson pritet të jenë tre lojtarët e vetëm që me shumë mundësi do të gjejnë vend nga skuadra e sezonit të shkuar edhe në këtë edicion të ri, megjithatë zgjedhja do të jetë e trajnerit Tetova.

Egnatia zhvilloi fazën përgatitore në Pogradec dhe tani po përgatitet për takimin e parë të këtij sezoni, që do ta luajë me Partizanin në “Elbasan Arena” ditën e shtunë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...