Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Eklent Kaçi fantastik në Londër, thyen “killer” Filler dhe fiton UK Open

LONDON, UNITED KINGDOM. 04th Jun, 2023. during UK Open 2023 at Copper Box Arena on Sunday, June 04, 2023 in LONDON UNITED KINGDOM. Credit: Taka Wu/Matchroom Multi Sport

Finalja e tretë, trofeu i dytë për këtë vit. Eklent Kaçi triumfoi në UK Open, një nga turnetë më të rëndësishëm të Matchroom Pool, pasi mundi gjermanin Joshua Filler me rezultatin 13-4. Kurbinasi me këtë fitore i afrohet shumë sigurimit të një vendi në Mosconi Cup, ku përballen 5 më të mirët e Europës me të SHBA-ve.

Kaçi ishte fantastik jo vetëm në finale. Bilardisti kurbinas, kampion bote në Disiplinën 10 Ball këtë sezon, mundi 10-6 John Morra në 64 më të mirët, ndërsa më pas u ndesh me Imran Majid. Britanikun e eliminoi me rezultatin 10-7.

Lexo edhe: 

Në 16 më të mirët Kaçit iu desh të përballej me Shane Van Boening, amerikanin e njohur, një nga më të mirët në disiplinën 9-ball. Shqiptari kaloi në çerekfinale, pasi fitoi 10-4. Ping Chung Ko, bilardisti nga Taipei, ishte i radhës që u dorëzua para Kaçit me rezultatin 7-10.

Në gjysmëfinale Eklenti u përball me një tjetër amerikan, Skyler Woodward, i cili kishte eliminuar Francisco Sanchez Ruiz, numrin një të botës. Gjithsesi Kaçi tregoi supermacinë e tij dhe triumfoi 11-5, para se të mposhte në finale edhe Joshua Filler.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...