Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ekskluzive/ AIK heq dorë nga Jasir Asani, sulmuesi i Partizanit shqyrton ofertat e tjera

AIK Stockholm nuk do të ekzekutojë pagesën e shumës prej 400 mijë eurosh te Partizani për të blerë përfundimisht kartonin e Jasir Asanit. Burime për SuperSport kanë bërë të ditur vendimin e klubit suedez që i është komunikuar ndërkohë vetë futbollistit. Në një sezon të trazuar nga koronavirusi, si në aspektin financiar, ashtu dhe në atë sportiv, zhvillimet kanë prekur edhe 25-vjeçarin nga Shkupi.

Jasir Asani u huazua nga Partizani te klubi suedez janarin e kaluar për 6 muaj, me të drejtë blerjeje në përfundim të kësaj periudhe, por AIK ka vendosur të mos e kryejë këtë pagesë, me sulmuesin që i jep fund në këtë mënyrë aventurës me fanellën e klubi nga Stockholmi ku koleksionoi vetëm 4 prezenca dhe 1 gol.

Teknikisht futbollisti mbetet një lojtar i Partizanit pasi ka një kontratë deri në janarin e ardhshëm me “të kuqtë”, por ndërkohë burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se Asani ka plane të tjera, pasi fillimisht do të shkojë në Maqedoninë e Veriut për disa ditë pushime.

Ofertat në drejtim të Asanit nuk i mungojnë dhe me disa opsione “në xhep”, futbollisti që spikati për 3 sezone e gjysmë në Kategorinë Superiore duke u konfirmuar si një ndër lojtarët më të mirë të kampionatit, do të marrë kohë për të zgjedhur me kujdes destinacionin e ri për të ardhmen e tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...