Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ekskluzive/ Ardit Deliu lajmëron largimin nga Laçi, ja ku do transferohet mesfushori

Ardit Deliu ka bërë me dije ditën e sotme se do të largohet nga Laçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, mesfushori ka falenderuar klubin, shokët e skuadrës si dhe trajnerët më te cilët ka punuar.

“Faleminderit. Mendoj se nuk ka mënyrë tjetër për të filluar këtë postim. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre 4 viteve. Faleminderit tifozëve laçjan për mbështetjen e pakursyer çdo ndeshje. Faleminderit trajnerëve që më kanë dhënë gjithmonë maksimumin për të më ndihmuar të përmirësohem.  Faleminderit shokëve të ekipit, nga viti i parë tek i fundit. Faleminderit presidentit dhe drejtuesve të klubit. Natyrisht, falenderoj familjen time dhe miqtë e mi që më kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë ta bëjnë edhe në aventurën time të radhës. Me respekt, Ardit Deliu!”-shkruan 24-vjeçari.

Ndërkohë burime për “Super Sport” bëjnë me dije se destinacioni i Deliut do të jetë Liepaja në Letoni.

Kampionati letonez ndodhet ende në mesin e tij dhe në 16 javë Liepaja ka grumbulluar 35 pikë, 6 më pak se vendi i parë që mbahet nga Valmieras.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...