Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

EKSKLUZIVE/ As Bundesliga dhe as Serie A, ja ku do të jetë e ardhmja e Igli Tares

Igli Tare do të largohet në fundin e këtij edicioni nga Lazio, klub ku mban postin e drejtorit sportiv prej vitit 2008. Tare është një nga drejtorët më të suksesshëm në Itali dhe jo vetëm.

E ardhmja e drejtorit shqiptar është përfolur në shumë skuadra të mëdha të Europës, ku janë lakuar emra nga Bundesliga dhe Serie A.

Lexo edhe:

Por, SuperSport mëson ekskluzivisht të ardhmen e Igli Tares, që do do të jetë në Shqipëri.

Pas 32 vitesh do të rikthehet në Tiranë, për t’u shkëputur përkohësisht nga futbolli. 49-vjeçari do të kalojë disa kohë pushime në jugun e Shqipërisë.

Më pas do të vendoset në kryeqytet ku do të angazhohet me bizneset e tij personale.

Tare ka qenë një nga emrat më rëndësishëm të futbollit italian në vitet e fundit duke realizuar disa nga transferimet më të bujshme në Serie A.

Vlonjati do të jetë në Tiranë për një kohë të pacaktuar, por burime të sigurta bëjnë me dije se ai nuk do të marrë një post drejtuesi në asnjë nga klubet e përfolura së fundmi në Gjermani dhe Itali, por do të shijojë pushimet në jugun e Shqipërisë. Për t’u fokusuar më pas tek bizneset.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...