Kosova

Zyrtare, prezantohet Challandes si trajneri i ri i Kosovës

Trajneri i ri i Kosovës, Bernard Challandes ka arritur të premten në mëngjes në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.Vetëm pak orë më pas 66-vjeçari ka nënshkruar zyrtarisht kontratën në praninë e presidentit të FFK Fadil Vokrri, për t’u bërë trajneri i parë i huaj që do të drejtoj përfaqësuesen e Kosovës. Challandes gjatë karrierës së tij 40-vjeçare si trajner ka punuar me disa ekipe të njohura në Zvicër, Young Boys, Zurich, Sion etj, ndërsa me përfaqësuese ka udhëhequr vetëm Armeninë gjatë viteve 2014-2015, ku në 9 ndeshje ka patur vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 7 humbje. Zvicerani është poashtu menaxher në kompaninë Footuro, që menaxhon 45 futbollistë në mesin e tyre 12 shqiptarë, pjesë e të cilëve është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Migjen Basha. Challandes do të debutojë me Kosovën me 24 mars në ndeshjen miqësore kundër Madagaskarit që zhvillohet në Paris. Vetëm 3 ditë më vonë “Dardanët” luajnë miqësoren tjetër ndaj Burkina Fasos.

 

To Top