Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ekskluzive, Edis Maliki rikthehet në Maqedoninë e Veriut

Edis Maliki do të rikthehet në Maqedoninë e Veriut, pasi zgjidhi kontratën me Dinamon e rënë në Kategorinë e Parë. Supersport mëson se mbrojtësi i krahut të djathtë do të zyrtarizohet te Struga, që kryeson kampionatin në shtetin fqinj.

Maliki e ka arritur marrëveshjen dhe pritet që të nënshkruajë dhe më pas klubi strugan do të dalë edhe me njoftimin zyrtar. Mbrojtësi kishte disa oferta gjatë kësaj periudhe, por Struga e bindi më së tepërmi.

Ndikim ka pasur edhe ecuria e Strugës në javët e para në Maqedoninë e Veriut. Maliki më parë është aktivizuar me Rabotnickin dhe Shkupin, ndërsa në Superiore ka veshur fanellën e Kukësit para Dinamos.

Për një sezon mbrojtësi është aktivizuar edhe në Kroaci, te Lokomotiva Zagreb, ku u aktivizua në katër ndeshje në kampionat. Një dëmtim e penalizoi atë dhe e riktheu në Shqipëri, kurse tani është gati për aventurën e re me Strugën.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...