Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

EKSKLUZIVE/ Elbasani zgjedh trajnerin e ri, një italian me eksperiencë për stolin e “Tigrave”

Roberto Bordin do të jetë trajneri i ri i Elbasanit. 59-vjeçari italian do të zbarkojë këtë mesjavë në Shqipëri e pasi të firmosë marrëveshjen do të nisë menjëherë punën me skuadrën.

Bëhet fjalë për një trajner me një CV shumë të pasur, që në karrierën e tij ka drejtuar Sheriff Tiraspol, Neftchi Baku, Triestina si dhe Kombëtaren e Moldavisë. Ndërkohë, si ndihmës trajner ka punuar tek Vicenza, Bologna, Padova, Siena, Sassuolo, Verona dhe Cluj. Deri në qershorin e këtij vitit, Bordin ishte trajner i Triestina në Serie C.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që 59-vjeçari prek fushën e “Elbasan Arenës”, pasi në korrikun e 2017-ës, Bordin vinte si kundërshtar për të sfiduar Kukësin, asokohe si trajner i Sheriff Tiraspol. Në atë përballje Sherifi i tij edhe pse u mund 2-1, mori kualifikimin për në fazën tjetër.

Lexo edhe:

Saktësisht 7 vite më vonë italiani rikthehet me qëllimin për të bërë mirë me Elbasanin. Ish-trajneri i Moldavisë pason Nevil Deden, i cili u largua pak ditë më parë. “Tigrat”u ngjitën këtë edicion në elitën e futbollit shqiptar, por kërkon që të jetë faktor e synon pjesëmarrjen në “Final 4”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...