Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ekskluzive/ Kasa drejt Sllovenisë, nesër prezantimi tek skuadra e re

Redi Kasa do të vijojë karrierën e tij në Slloveni. Sulmuesi anësor pritet që të nënshkruajë të enjten me skuadrën e Olimpija Lubjanës. Supersport mëson ekskluzivisht se Egnatia ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi slloven dhe brenda orëve të ardhshme do të konkretizohen detajet e fundit për këtë transferim.

Kasa ka qenë një nga lojtarët më të spikatur edicionin e shkuar, duke shënuar dhe 4 gola me fanellën e rrogozhinasve në kampionat. Po ashtu 21-vjeçari shënoi dhe në Conference League ndaj Ararat.

Lexoni edhe:

Për Kasën interesim konkret kishte dhe nga Osijek, por Olimpija Lubjanë në momentet e fundit bindi lojtarin për të vijuar karrierën në Slloveni. Hapi i madh për Kasën që është formuar si futbollit tek Parma në Itali, ndërsa më pas pati dy eksperienca në Bullgari tek Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo, para se të luante sezonin e shkuar me Egnatian.

Detajet e transferimit do të pasqyrohen nga SuperSport, pasi të jetë mbyllur marrëveshja dhe lojtari të ketë nënshkruar kontratën me ekipin e ri.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...