Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ekskluzive/ Kristal Abazaj transferohet në Turqi, në mesditë zyrtarizimi

Kristal Abazaj transferohet në Turqi. Futbollisti 24-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ishte  e pjesë e Kukësit në formë huazimi nga Anderlechti, sipas burimeve të sigurta pranë SuperSportit, po kalon vizitat mjekësore tek Ankaraspori (ish-Osmanlispori), klub me të cilin ka rënë dakord për të nënshkruar për një sezon, me opsion rinovimi edhe për një vit, nëse arrihen objektivat sportivë. Zyrtarizimi është çështje orësh.

Ankaraspori luan në Ligën e Parë të Turqisë, nivelin e dytë më të lartë të futbollit të këtij vendi. Nëse do të sigurojë ngjitjen në Superligë në fund të sezonit, atëherë Abazajt i rinovohet automatikisht kontrata.

Kujtojmë që në të kaluarën në këtë klub ka luajtur për një sezon e gjysmë (gusht 2017-janar 2019) edhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi, duke shënuar 14 gola në 26 ndeshje të kampionatit.

Abazaj është futbollisti i radhës që transferohet në futbollin turk, teksa vetëm pak ditë më parë firmosi për Erzurumsporin Armando Sadiku, ndërsa Cikalleshi u bë pjesë e Konyasporit. Ndërkohë për Menemensporin luajnë Gentian Selmani dhe David Domgjoni.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...