Kukësi e ka marrë me qetësi punën për sezonin e ri, teksa deri më sot nuk ka bërë ende asnjë lëvizje përforcuese. Supersport mëson nga burime pranë klubit se është arritur akordi për rinovimin e kontratës me Altin Bytyçin.
Mbrojtësi nga Theranda do të nënshkruajë dhe për një vit tjetër. Me Kukësin që beson tek cilësitë e shtatlartit dhe i ka ofruar një kontratë të re.
Bytyçi është një lojtar i akademisë së Kukësit. Në tri vitet e fundit ka luajtur 89 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, duke shënuar dhe 2 gola.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Perla e Asllanit, goli i mesfushorit kuqezi në garë me yllin e Arsenalit
- Goglat të pamëshirshme për ekipet shqiptare, short ferri për Tiranën
- Rekordmenët e Turqisë dhe surpriza e Qipros, zbuloni më tepër për kundështarët e Partizanit dhe Strugës
- Shqipëria ka një Kampion Olimpik Special, Gersi Troka triumfon në not
Lojtari dardan, i cili mund të luajë në qendër dhe krahun e djathtë të prapavijës, do të ketë dhe një klauzolë në marrëveshjen e re.
Në rast se në drejtim të tij deri në fundin e kësaj merkatoje do të vijë një ofertë nga jashtë vendit, ai do të lihet i lirë. Në këmbim të taksës së formimit.
Verilindorët nuk kaluan një sezon të lehtë, teksa e siguruan qëndrimin në elitë vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit. Tashmë do të synojnë që të krijojnë një ekip që të pretendojë në sezonin e ardhshëm.
