Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ekskluzive/ Largohet Bejzade, Mirel Josa rikthehet në krye të Laçit

Laçi ndryshon timonier, me kurbinasit që kanë gjetur menjëherë pasuesin e Bejzades dhe bëhet fjalë për një rikthim të bujshëm në stolin e skuadrës “bardhezi”.

Mirel Josa do të jetë trajneri i ri i Laçi-t, me 60-vjeçarin që rikthehet pas afro një viti e gjysmë.

Lexo edhe:

Josa që më parë e drejtoi skuadrën kurbinase në periudhën tetor 2021-prill 2022.

Skerdi Bejzade ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, ndërsa palët kanë mbyllur me konsensus marrëveshjen, ndërkohë që Laçi nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e tij.

Mirel Josa, trajneri 5 herë kampion i Shqipërisë bëhet kështu trajneri i tretë i kurbinasve në këtë sezon.

Laçi nuk ka bërë një nisje të mirë të sezonit, me kurbinasit që për momentin qëndrojnë në vendin e 7-të me 7-të pikë pas gjashtë javësh, ndërsa Mirel Josa do të nisë aventurën me Laçin në qytetin e tij të lindjes, në kryeqytet përballë Tiranës.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Futboll

Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike. Sulmuesi...