Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ekskluzive/ Merr fund epoka Jorge Mendes-Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe Jorge Mendes i kanë dhënë fund “epokës” së tyre prej rreth dy dekadash, duke mbyllur njëherë e mirë bashkëpunimin.

Burime për “SuperSport” bëjnë me dije se ylli i Portugalisë dhe super agjenti kanë pasur përplasje që para Botërorit Katar 2022 dhe diçka e tillë ka çuar në “divorcin” mes tyre.

Mendohet se shkak i përplasjes është bërë intervista që sulmuesi ka dhënë për Manchester United dhe mënyra se si CR7 është sjellë me klubin e “Djajve të Kuq”.

Një mik i ngushtë i Mendes ka zbuluar për “SuperSport”, pasi zyrtarisht asnjë prej palëve nuk e ka pranuar ndarjen, se agjenti, që po ashtu ka qenë mik i ngushtë i Ronaldos deri para nisjes së problemeve mes tyre, është shumë i mërzitur që kjo marrëdhënie ka përfunduar.

Super agjenti 56-vjeçar ka përfaqësuar Ronaldon që kur u largua nga Sportingu i Lisbonës për t’iu bashkuar Manchester United në vitin 2003 dhe duhet theksuar se ka qenë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e CR7-ës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...