Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ekskluzive/ Nga Vllaznia në Rumani, kontratë 2-vjeçare për mbrojtësin

Dajan Shehi pritet që ta vijojë aventurën e tij në Rumani. Burime të SuperSport bëjnë me dije se mbrojtësi nga Elbasani, i cili sezonin e fundit luajti me Vllazninë, ka arritur marrëveshjen me Botosanin.

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun. Kjo do të jetë aventura e dytë jashtë vendit për shtatlartin, teksa në të shkuarën ka qenë pjesë e kroatëve të Hajdukut të Splitit për një periudhë të shkurtër.

Lexo edhe:

Krahas eksperiencës me Vllazninë, në Shqipëri Shehi ka qenë pjesë e Skënderbeut, Partizani, Kastriotit, Teutës, Besës dhe Elbasanit. Në sezonin e fundit zhvilloi 22 ndeshje me kuqeblutë, prej të cilave 17 nga minuta e parë.

Botosoni, që garon në elitën e futbollit rumun, mund të jetë një mundësi e mirë për qendërmbrojtësin, për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...