Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ekskluzive/ Shkëndija shet talentin e madh të sulmit, detajet e operacionit

Dashmir Elezi ka lindur në Tetovë dhe është rritur te Shkëndija. Pjesë e ekipit të zemrës u bë në nëntorin e vitit 2020. Edhe pse vetëm 18 vjeç, sulmuesi numëron 68 ndeshje në total në të gjithë kompeticionet (10 gola).

Elezi ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Maqedonisë së Veriut, teksa prej qershorit është pjesë e U21. SuperSport mëson se karriera e adoleshentit do të vijojë në futbollin gjeorgjian.

Shkëndija ka gjetur gjuhën e përbashkët me Torpedo Kutaisi mbi bazën e 100 mijë eurove, ndërkohë që klubi shqiptar që garon në Maqedoninë e Veriut ka ruajtur edhe një përqindje të kartonit.

Kuqezinjtë nga Tetova kanë mbajtur 15% të kartonit të Elezit, lëvizje që do të prodhojë euro të tjera nëse katër herë kampionët e Gjeorgjisë e shesin në të ardhmen.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...