Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Ekskluzive/ Shqipëria dorëzon aplikimin, synohen finalet e Kampionatit Evropian për 19-vjeçarët

Shqipëria ka dorëzuar këtë të mërkurë në UEFA aplikimin për organizimin e Kampionatit Evropian të 19-vjeçarëve në vitin 2026.

Federata Shqiptare e Futbollit ka paraqitur në qeverinë Evropiane të futbollit të gjithë dokumentacionin për të konkurruar për të drejtën e organizimit të finaleve të Kampionatit Evropian për të rinjtë.

Presidenti Armand Duka lajmëroi se është realizuar aplikimi, por SuperSport mëson se bëhet fjalë për Evropianin e vitit 2026. Me zhvillimin infrastrukturor në vitet e fundit, tashmë, vendi ynë e ka kapacitetet për të pritur një organizim të këtyre përmasave.

Lexo edhe:

Në draftin e paraqitur është gjithë dokumentacioni i kërkuar, për kushtet dhe mundësitë që ofron Shqipëria për organizmin e një kompeticioni të tillë që do të ishte më i madhi i zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë.

Pas organizimit të finales së Conference League tani Shqipëria ka dhe eksperiencën për të organizuar një tjetër ngjarje, akoma dhe më të madhe.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...