Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

EKSKLUZIVE/ Simon Simoni transferohet te fituesit e Europa League

Zyrtare, Simon Simoni realizon transferimin më të bujshëm në historinë e futbollit shqiptar. Portieri 18-vjeçar do të jetë pjesë e Eintracht Frankfurt në elitën e futbollit gjerman duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm. “SuperSport” mëson ekskluzivisht detajet e këtij transferimi.  Fituesit e Europa League do të paguajnë 600 mijë euro për kartonin e portierit, ndërkohë që do të ketë dhe një shumë prej 400 mijë eurosh të tjera bonus në bazë të paraqitjeve të portierit 18-vjeçar.

60% e vlerës do të shkojë në arkat e klubit të Dinamos dhe 40% në Akademinë e Futbollit Shënkolli si klubi ku është formuar Simoni. Ky është ndër transferimet më të shtrenjtë nga kampionati shqiptar dhe i pari kalim drejt një prej ekipeve që luan mes 16 më të mirave të Champions League.  18-vjeçari do të nënshkruajë për 4 vite e gjysme me klubin gjerman.

Simoni konsiderohet si një prej talenteve të së ardhmes dhe do të jetë zëvendësuesi i portierit të Kombëtares së Gjermanisë Kevin Trapp. Simoni shihet si një investim për të ardhmen dhe konsiderohet si pasuesi i gardianit gjerman në harkun kohor të disa muajve.  Lojtari ka kaluar testet mjekësore dhe gjithçka është mbyllur, por prezantimi zyrtar do të bëhet në datën 1. “Supersport” raportoi në datën 2 nëntor arritjen e kësaj marrëveshje, e cila është kurorëzuar së fundmi. Në datën 2 janar lojtari do të udhëtoi drejt Dubait ku do të bashkohet me ekipin e ri në fazën përgatitore.

Futbollisti lezhjan edhe pse është vetëm 18 vjeç numëron 29 ndeshje në futbollin shqiptar mes Superiores dhe Kategorisë së Parë. “Gardiani” është lojtar i rregullt i kombëtareve të moshave që nga U-15, ndërsa ka pasur një thirrje dhe nga Kombëtarja e parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...