Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

EKSKLUZIVE/ Tirana arrin akordin me mbrojtësin e Maqedonisë, pritet vetëm firma

EKSKLUZIVE/ Tirana arrin akordin me mbrojtësin e Maqedonisë
EKSKLUZIVE/ Tirana arrin akordin me mbrojtësin e Maqedonisë

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë, po punohet për merkaton.

Kështu pas firmës me portierin e kombëtares gentian Selmani dhe sulmuesin Brazilian Kaina Nunes, bardheblutë janë vetëm një hap larg afrimit edhe të mbrojtësit Egzon Bejtulai.

Lexo edhe: 

Burime për SuperSport konfirmojnë se bardheblutë dhe mbrojtësi 29-vjeçar nga Tetova kanë arritur marrëveshjen në parim dhe pritet që shumë shpejt të hedhin firmën mbi kontratë.

Egzon Bejtulai është një futbollist me mjaft eksperiencë, pasi është rritur te Shkëndija, ku ka kaluar edhe pjesën dërrmuese të karrierës, teksa numëron edhe 26 ndeshje me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...