Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ekskluzive/ Tirana gjen pasuesin e Dedes, pritet zyrtarizimi i Orges Shehit

Kur ka kaluar pak më tepër se 24 orë nga largimi i çuditshëm i Nevil Dedes nga pankina e Tiranës, klubi bardheblu duket se ka vendosur për pasardhësin e tij, që do të jetë ish portieri i mirënjohur Orges Shehi.

Burime për Supersport konfirmojnë se mes palëve është arritur marrëveshje mbi të gjithë detajet dhe se tani pritet që nga klubi i Tiranës të bëhet edhe prezantimi zyrtar i 43-vjeçarit durrsak.

Shehi ka një karrierë për t’u admiruar në mbrojtje të katërkëndëshit të portës, pasi ka veshur fanellën e skuadrave si Teuta, Vllaznia, Partizani, Besa, Skënderbeu, por edhe të Kombëtares Shqiptare

Sa i përket karrierës si trajner, Shehi debutoi në pankinën e Skënderbeut në 2018-2019, ndërsa vitin e kaluar drejtoi për disa muaj edhe klubin e Kukësit, me të cilin arriti të shkonte në vendin e dytë dhe në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Marrëdhëniet e Orges Shehit me Drejtorin Sportiv të Tiranës, Tefik Osmani mund të kenë ndikuar në këtë zgjedhje, duke qenë se të dy kanë luajtur në Skënderbeun e viteve të arta, duke garuar edhe në grupet e Europa Leagues.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...