Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ekskluzive/ Tri herë radhazi kampion, Dinamo arrin marrëveshjen me mbrojtësin durrsak  

Dinamo arrin marrëveshjen me mbrojtësin durrsak  
Dinamo arrin marrëveshjen me mbrojtësin durrsak  

Dinamo siguroi rikthimin në Superiore dhe tani ka ambiciet për të ndërtuar një skuadër pretendente për vendet e para në Superiore. Supersport mëson se kryeqytetasit kanë arritur marrëveshjen me Rustem Hoxhën.

Mbrojtësi në tri vitet e fundit ka arritur që të shpallet tri herë kampion, me Teutën në sezonin 2020-2021 dhe dy herë në Kosovë me ekipin e Ballkanit.  Futbollisti ka vendosur që të rikthehet në Shqipëri, duke besuar tek projekti i Dinamos, me synimin për të ruajtur ritmin e viteve të fundit me trofetë.

Lexo edhe: 

Hoxha, krahas tre titujve të fituar ka arritur që të fitojë një Kupë Shqipërie, një Superkupë Shqipërie dhe një Superkupë Kosove që nga viti 2020.

Dinamo nisi të ndërtojë skuadrën nga eksperienca e Hoxhës, ndërsa pritet që të ketë të tjera goditje, për të synuar zonën europiane.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...