Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Eksod” portierësh te Franca, pas Lloris, largohet edhe zëvendësuesi i tij

Pas dështimit në finalen e Kupës së Botës Katar 2022, Franca nis ndryshimet dhe revolucioni duket se ka filluar nga porta. Kështu i pari që vendosi të tërhiqej ishte kapiteni dhe portieri titullar, Hugo Lloris, i cili deklaroi pak ditë më parë se kishte ardhur moment të hapte rrugë.

Megjithatë Lloris nuk është i vetmi që tërhiqet, pasi lamtumirën “gjelave” ua ka dhënë edhe portieri tjetër Steve Mandanda, i cili në moshën 37-vjeçare vendosi të tërhiqet nga angazhimi me përfaqësuesen franceze.

Ky i fundit vesh fanellën e përfaqësueses franceze që prej 2008-ës dhe në 2018-ën ishte pjesë e skuadrës që u shpall Kampion Bote në Rusi, por tani ka vendosur t’i hapë udhë Mike Maignan.

Portieri i Milanit nuk ishte në Katar për shkak dëmtimi, megjithatë për atë që ka treguar në 2-3 sezonet e fundit, duket se do të jetë njeriu që do të mbrojë portën e “gjelave” në të ardhmen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...